Slavko Simiq para gjykate për sulm ndaj gazetarëve

Illyrian
1 Min Read

Nënkryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq, dhe Urosh Vukasinoviq sot do të dalin para Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

Reklama

Ata do të ulen në bankën e të akuzuarve për sulm ndaj gazetarëve në Leposaviq, transmeton Klankosova.tv.

Reklama

Seanca për shqyrtimin fillestar në këtë çështje penale është paraparë të nisë me fillim nga ora 13:30.

Reklama

Ndryshe, seanca e 18 shtatorit ishte shtyrë për sot, pas ankesave të avokatëve të të akuzuarve, të cilët pretenduan se njëri nga klientët nuk ka pranuar fare shkresat nga prokurori, ndërsa tjetri i ka pranuar vetëm pjesërisht.

Lini një koment

Please Login to Comment.