Lajme

Smakajt i refuzohet dorëzania prej 10 mijë euro (VIDEO)

Me të dalë para Marjorie Masselot, gjyqtare e procedurës paraprake, Bashkim Smakaj ofroi 5000 euro dorëzani që të lihej i lirë me kusht, ndërkohë që zhvillohet procesi kundër tij, Fazliut, Kilajt, Kuçit e Thaçit.

Meqë kjo iu refuzua, Smakaj e dyfishoi çmimin, sipas një parashtrese të deklasifikuar 3 muaj më vonë, raporton Klan Kosova.

Gjyqtarja e ka refuzuar edhe këtë kërkesë.

Masselot nuk pranon t’ia mundësojë mbrojtjen në liri Smakajt, siç është rasti i Hajredin Kuçit, me asnjë kusht, as dorëzim pasaporte e as paraqitje e përçdoditshme në polici.

Arsye merr edhe shërbimin e tij në krye të inteligjencës, në polici e presidencë si dhe lidhjet me persona nga këto struktura.

Assesi nuk konsideron rrethanë lehtësuese faktin që Smakaj nuk i iku drejtësisë, as pasi u bastis 13 muaj para arrestimit, por si shembull merr rrethana hipotetike.

Të bashkë-akuzuarit tjetër në këtë rast, Isni Kilaj, i ishte pranuar dorëzania prej 30 mijë eurosh. Pas gati 7 muajsh lirim me kusht, e ri-arrestim, Kilajt iu kthyen edhe mjetet financiare. 

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button