Sondazhi amerikan: 56% e kosovarëve besojnë se Kosova nuk është në rrugën e duhur

33 Views
1 Min Read
Advertisements

Mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës besojnë se vendi po ecën në drejtim të gabuar.

Sipas një sondazhi të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), i realizuar mes majit dhe korrikut të vitit 2025, 56 për qind e të anketuarve shprehen se Kosova nuk është në rrugën e duhur. Kjo është rritje e dukshme e pakënaqësisë, krahasuar me vitin e kaluar.

Sondazhi amerikan: 56% e kosovarëve besojnë se Kosova nuk është në rrugën e duhur – Insajderi – image 217.

Çmimet e larta dhe papunësia janë identifikuar si problemet më të mëdha që po preokupojnë qytetarët. Nga kampioni prej 1,164 të rriturish të intervistuar mes 13 majit dhe 25 qershorit, 45 për qind e tyre e kanë cilësuar koston e jetesës si sfidën kryesore për vendin, ndërsa 19 për qind kanë përmendur papunësinë dhe 6 për qind korrupsionin.

Edhe pse korrupsioni është përmendur nga një përqindje më e vogël e qytetarëve si “problemi kryesor”, ai vazhdon të renditet mes tri sfidave kryesore me të cilat përballet Kosova, sipas gjetjeve të IRI-së.

Sondazhi amerikan: 56% e kosovarëve besojnë se Kosova nuk është në rrugën e duhur – Insajderi – image 218


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements