Sondazhi zbulon përmbysjen e zgjedhjeve në Britani/ Partia e Nigel Farage në prag të pushtetit, “tronditen” laburistët 

13 Views
2 Min Read
Advertisements

Një sondazh i ri MRP (Modeli i Parashikimit për Rajonet) tregon se Partia Reform, e udhëhequr nga Nigel Farage, mund të fitojë deri në 311 vende në zgjedhjet e ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar, vetëm 15 më pak nga shumica absolute në Parlament.

Sipas sondazhit, Reforma kryeson me 27% ndaj 21% të Laburistëve, duke shkaktuar një cunam papëlqyeshmërie për partinë që aktualisht mban pushtetin.

Reforma shihet në rritje të fortë, nga 15% në zgjedhjet e fundit, në 27% sipas sondazhit më të fundit.

Kjo e pozicionon partinë në prag të shumicës absolute me 311 vende, një skenar që do ta vendoste Nigel Farage shumë pranë marrjes së detyrës së Kryeministrit.

Mbështetja për Partinë Laburiste ka rënë ndjeshëm, veçanërisht në zonat ku partia kishte shumica të mëdha në zgjedhjet e mëparshme.

Parashikohet që Laburistët të humbasin deri në 268 vende, duke mbetur vetëm me 144, një rënie edhe më e madhe sesa sugjeronin sondazhet më pesimiste.

Ndryshe nga zgjedhjet e 2024-ës, ku votat e Reformës ishin shumë të shpërndara për të siguruar vende, tani përqendrimi në zonat kyçe po u jep atyre një avantazh elektoral të rëndësishëm.

Rënia më e madhe e Laburistëve është në zonat ku Reforma ishte në vend të dytë vitin e kaluar.

Partia Konservatore parashikohet të humbasë rreth 45 vende, duke rënë nën 100 mandate, një tjetër goditje për një parti që qeverisi për më shumë se një dekadë para vitit 2024.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements