SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai

15 Views
1 Min Read
Advertisements

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai. Burime të A2 CNN pranë SPAK bëjnë me dije se, Isai është marrë i pandehur për “shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike“.

Më 15 janar të këtij viti, Isai u paraqit në Prokurorinë e Posaçme. I pyetur nga gazetarët e pranishëm se për çfarë ishte thirrur në SPAK, Isai teksa kalonte derën u përgjigj: “Kur të dal, s’e di”.

Pasi doli nga SPAK, Isai tha se para prokurorëve dha sqarime shtesë në lidhje me çështjen që po hetohet për vitin 2023. Por, A2 CNN mësoi asokohe se ndaj tij rëndon një tjetër kallëzim për pabarazi në tendera, shpërdorim detyre dhe korrupsion, i bërë nga avokati Esmerald Xhafa.

Më konkretisht, hetimi lidhej me tenderin për “rikonstruksionin e digës së rezervuarit të Gjonçit dhe ndërtimin e pritave malore në fshatrat e Bashkisë Kolonjë viti 2023” dhe procedurën e prokurimit “rikonstruksion i linjave të jashtme dhe të brendshme të rrjetit të ujësjellësave të fshatit Borovë,Taç dhe Mësiçkë, Bashkia Kolonjë”.

Edhe në maj të vitit 2023, Isai ishte marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme për një tender rruge, çështje për të cilën ishte kallëzuar asokohe.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements