Stadiumi i ri në Hajvali po ndërtohet nga komuna e Prishtinës, Rama: Hap i madh për sportin dhe të rinjtë

69 Views
1 Min Read
Advertisements

Një tjetër stadium në kryeqytet po ndërtohet nga komuna e Prishtinës. Fjala është për stadiumin në Hajvali.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar stadiumin dhe skuadrën e Prishtinës së Re.

Rama ka theksuar se ky është hap i madh për sportin dhe të rinjtë.

“Mirëmëngjesi nga stadiumi i ri në Hajvali. Kenaqësi me i taku lojttarët e KF “Prishtina e Re”.  Krenarë që e pamë nga afër stadiumin e ri që po ndërtohet nga Komuna dhe që së shpejti do të përfundojë në tërësi”, tha Rama.

“Ky është një hap i madh për sportin, për të rinjtë dhe për gjithë qytetin tonë. Forca Prishtina e Re!”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements