Sulmet izraelite vrasin 14 njerëz në Gazë

38 Views
1 Min Read
Advertisements

Sulmet ajrore izraelite në Gaza kanë vazhduar edhe gjatë natës se mbrëmshme.

Si pasoj e këtyre sulmeve janë vrarë të paktën 14 njerëz, kanë treguar autoritete në Gaza, raporton REL.

Shteti i Izraelit i ka shtuar sulmet në një kohë kur vendet perëndimore po shfaqin gjithnjë e më shumë pakënaqësi lidhur me përshkallëzimin e luftës në Gazë.

Disa nga këto shtete janë shprehur pro njohjes se shtetit palestinez në mbledhjen e udhëheqësve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara javën e ardhshme.

Një gjë të tillë e ka paralajmëruar edhe Portugalia.

Ministria e Jashtme e këtij shteti ka deklaruar se do ta njohë shtetin palestinez të dielën.

Një gjë të tillë e kanë paralajmëruar Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja Australia, Malta, Belgjika dhe Luksemburgun.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements