Sulmi ndaj Devolli Corporation- Paçarizi: Sa herë ka bllokada Kurti i sulmon bizneset e mëdha

Illyrian
2 Views
1 Min Read

Në “Rubikon me Adriatik Kelmendin” analisti Rrahman Paçarizi tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti sa herë ka bllokada i sulmon bizneset e mëdha.

- Advertisement -

“Sekretari i VV-së e shanë dhe e sulmon një biznes dhe i fton qytetarët me i bojkotu produktetet e tyre, kë po do me dëmtu, një produkt vendor që është ndër të parët eksportues të Kosovës. Çfarë mesazhi po çon jashtë?, kjo kartë nxirret sa herë ka bllokada”, tha Paçarizi.

- Advertisement -

“Karta nacionaliste nxirret në situatat e pafuqisë, edhe mungesë e arsyetimit”, tha ndër të tjerash Paçarizi.

- Advertisement -

Kujtojmë se, gjuha linçuese e Lëvizjes Vetëvendosje dhe eksponentëve të saj ndaj kompanisë “Devolli” dhe sipërmarrësit të njohur kosovar, Shkëlqim Devolli, si dhe thirrjet për bojkotimin e produkteve vendore, janë kritikuar ashpër sot. Politikanë, gazetarë dhe analistë e kanë dënuar ashpër qasjen e VV-së ndaj një ekonomie tashmë të rënduar, si dhe ndaj mijëra qytetarëve që punësohen në këtë kompani dhe paguajnë tatime.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply