
Lajme
Krasniqi: 1:0 për opozitën, PDK e LDK treguar epërsi ndaj VV’së në hapjen e fushatës zgjedhore
Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka thënë se LDK dhe PDK kanë treguar epërsi ndaj VV’së në hapjen e fushatës zgjedhore.
Sipas tij diferencat ishin të dukshme në masivitetin e pjesëmarrjes, organizimin e ngjarjeve, fjalimet konkrete, gjuhën përbashkuese dhe premtimet konkrete të menduara me kujdes.
“Partitë opozitare, PDK dhe LDK, kanë treguar epërsi ndaj partisë në pushtet, VV, në hapjen e fushatës zgjedhore. Diferencat ishin të dukshme në masivitetin e pjesëmarrjes, organizimin e ngjarjeve, fjalimet konkrete, gjuhën përbashkuese dhe premtimet konkrete të menduara me kujdes.”
Ai ka shtuar se është gabim të cilësohet reformimi i partive opozitare si sukses i VV’së.