Lajme

Ekspertët e Nagavcit, morën deri në 2140 euro për 10 ditë pune

Në fund të vitit 2024, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit shpalli një tender me vlerë 30 mijë euro, për angazhimin e ekspertëve që do të kontribuonin në hartimin e kërkesave për provimin e Licencës së avancuar për mësimdhënësit e arsimit parauniversitar.

Ky tender ka sjell një shpërblim të konsiderueshëm për ata që u angazhuan për këtë detyrë të rëndësishme, shkruanIndeksOnline.

Për një periudhë 10-ditore pune, 12 ekspertë të fushave të ndryshme janë paguar nga 1,800 deri në 2,140 euro secili, duke reflektuar nivelin e ekspertizës dhe angazhimit të tyre.

Ky angazhim ka për qëllim përgatitjen e një sistemi të ri për licencimin e mësimdhënësve, duke u dhënë atyre mundësinë për të kontribuar me njohuritë dhe përvojën e tyre në zhvillimin e arsimit parauniversitar.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button