Ish-kryenegociatorja për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga mungesa e përvojës në qeverisje ka bërë shumë gabime.
Por, ajo ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, pasi siç ka thënë ajo nuk e ndihmuan Kurtin.
Duke ju referuar fjalimit të presidentes Osmani në Kuvendi ku dha kritika për raportet e qeverisë me aleatët, ajo tha presidentja ia tha gabimet Kurtit pasi ndodhen.
“Derisa Serbia na sulmoi na Banjska, u ndëshkua Kosova. Ky ndëshkim i atribuohet, Qeverisë së Kosovës, sepse ata dështuan. Dështimi vjen kur bën gabim. E bëri Kurti ndoshta nuk pati përvoja për qeverisje as për dialog. Por nuk e ndihmuan as bashkëpunëtorë, sepse kishte presidenten, ishte ministrja e Jashtme. Në vend se ta ndihmojë të mos shkonte drejt gabimeve e lejuan që të bëjë gabime. Presidentja ja tha gabimet kur ndodhën gabimet”, ka thënë Tahiri në Tëvë1.
Discover more from Illyrian Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.