Tahiri: Vushtrria qysh ju doni bëhet e drejtë për krejt kur Komuna ndihmon gratë

49 Views
1 Min Read
Advertisements

Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se Vushtrria bëhet e drejtë për të gjithë atëherë kur Komuna është pranë grave dhe familjeve punëtore.

Ai vizitoi sot biznesin familjar Ajna Cake në Bukosh, të udhëhequr nga Bajram Abazi, ku punësohen kryesisht gra. Tahiri u zotua se me programin e tij, do të ndërtohet çerdhe e re për fshatrat Bukosh dhe Novolan, në mënyrë që gratë e punësuara të kenë fëmijët e tyre të sigurtë në kopsht.

Po ashtu, ai tha se me programin e mbulimit të normës së interesit për kredi banesore për familjet e reja, do të ndihmohen deri në 100 familje në vit që të blejnë banesë në Vushtrri.

Tahiri tha se ky është vizioni i tij për një Vushtrri më të drejtë dhe më të barabartë, ku mbështeten gratë, forcohen familjet dhe krijohen kushte më të mira për të rinjtë.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements