Tri partitë ish-opozitare, PDK, LDK dhe AAK shfaqen të rezervuara për të komentuar përmbajtjen e takimit të përbashkët të Memli Krasniqit, Lumir Abdixhikut dhe Ramush Haradinajt në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, pas vendimit të SHBA-së për pezullim të dialogut strategjik me Kosovën. Zyrtarë të këtyre partive thonë se janë në kontakt të rregullt me amerikanët dhe të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Annu Prattipati, raporton KosovaPress.
Sipas tyre, amerikanët dëshirojnë një partner tjetër strategjik në Kosovë, mirëpo kur pyeten nëse ka pasur ndonjë kërkesë apo shtytje që këto parti të bashkërendohen për formimin e një koalicioni të ardhshëm qeverisës nëse Lëvizja Vetëvendosje dështon të krijojë një shumicë të re parlamentare, thonë se ende nuk ka arritur një momentum i tillë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 12 shtator kanë marrë vendim për pezullim të dialogut strategjik me Kosovën, siç është thënë pas ngritjes së shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë të Kosovës.
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.