Tarifat e Amerikës – Trump “dërmon” Serbinë, “kursen” Kosovën (VIDEO)

Illyrian
3 Views
2 Min Read

Muzika është një sinjal se Donald Trump do të bëjë një veprim patriotik, të paktën sipas tij.

Kapela e kuqe, që e mban në dorë e me të cilën ai e identifikoi projektin e tij electoral për ta bërë Amerikën të madhe e të fuqishme sërish, është po ashtu në shërbim të asaj që pritet ta realizojë në oborrin e shtëpisë së bardhë, pas pak.

- Advertisement -

Këtu, presidenti vuri dy firma, që sipas tij, ripavarësojnë shtetet e bashkuara, të paktën ekonomikisht, ndërsa lëndojnë shumicën e vendeve tjera të botës.

- Advertisement -

Me to, Trump vendosi tarifa bazë prej 10 për qind ndaj të gjitha vendeve që shesin mallra në SHBA, përfshirë këtu edhe Kosovën e Shqipërinë, e për disa tjera, me të cilat vendi i tij ka deficit ekonomik e tregtar, taksat i ngriti deri në 34 për qind, si në rastin e Kinës, 20 për BE-në e 24 për Japoninë.

- Advertisement -

Presidenti tha se e mori këtë vendim pasi vendet dhe ekonomitë tjera përfituan shumë nga shtetet e bashkuara, të cilën, sic deklaroi, e shkatërruan shumë.

Trump tha se tarifat që po i vendos janë reciproke, të cilat i shpjegoi me fjalinë e thjeshtësuar “ata na bëjnë neve, ne ua bëjmë atyre”.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Enable Notifications OK No thanks