Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë ka bërë të ditur se të dielën, më 28 shtator 2025, do të ketë bllokime dhe devijime të qarkullimit rrugor për shkak të mbajtjes së Maratonës Ndërkombëtare “Prishtina 2025”.
Sipas njoftimit, plani policor do të nisë të zbatohet nga ora 09:00 e mëngjesit dhe do të vazhdojë deri në përfundim të garës, me qëllim të ofrimit të sigurisë për pjesëmarrësit dhe menaxhimit të trafikut, përcjell Telegrafi.
Policia ka paralajmëruar ndërprerje të qarkullimit të automjeteve në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, në drejtim të Pejës dhe anasjelltas, deri te nyja e kyçjes në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Për të lehtësuar lëvizjen, janë paraparë këto rrugë alternative:
- Nga Peja në Prishtinë – përmes Sllatinës, fshatit Magurë dhe Lipjanit, duke u lidhur me rrugën nacionale Ferizaj–Prishtinë.
- Nga Peja në Fushë Kosovë – përmes Sllatinës, Bardhit të Vogël dhe fshatit Kuzmin.
- Nga Prishtina ose Veterniku drejt Pejës/Aeroportit – përmes rrugës Prishtinë–Lipjan–Rufc i Ri–Poturoc–Magurë–Aeroport.
- Nga Mitrovica drejt Pejës ose Aeroportit – përmes autostradës nga Mazgiti në drejtim të Shkupit, me dalje në Lipjan, pastaj Rufc i Ri–Poturoc–Magurë–Aeroport.
- Nga Mitrovica drejt Ferizajt – lëvizja do të jetë e lirë në rrugën nacionale, pa ndalesa.
- Transporti publik (autobusët) në relacione Prishtinë–Fushë Kosovë–Aeroport dhe drejt Pejës nuk do të qarkullojë në këtë rrugë gjatë kohës së garës, por duhet të përdorë rrugët alternative.
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe respektim të udhëzimeve policore, në mënyrë që gara të zhvillohet pa pengesa dhe qarkullimi të menaxhohet sa më lehtë. /Telegrafi/
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.