Të shtëna me armë në Hanover, disa të plagosur, arrestohet autori i dyshuar

Illyrian
1 Min Read

Të shtëna me armë janë regjistruar në Hanover të Gjermanisë. Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur disa persona. Sipas policisë gjermane ngjarja ka agravuar pas një përleshjeje mes dy grupeve.

Reklama

Ende nuk dihet një numër specifik se sa persona janë plagosur. Policia shton se një i dyshuar u arrestua në zonë. Hetimet janë duke vazhduar nga autoritetet gjermane.

Reklama

Motivi për sherrin gjithashtu mbetet i paqartë dhe policia ende nuk ka dhënë informacion mbi numrin dhe llojin e armëve të përdorura.

Reklama

“Të mërkurën, më 22 tetor 2025, rreth orës 18:25, në Vahrenëalder Straße ndodhi një përleshje midis dy grupeve personash. Gjatë përleshjes u përdorën armë zjarri dhe njerëz u plagosën.

Autori i dyshuar u gjet pak kohë më vonë në zonë. Hetimet janë duke u zhvilluar. Deri më tani, policia nuk ka informacione rreth shkaqeve të incidentit,” njofton policia.

Lini një koment

Please Login to Comment.