Teatri Kombëtar shpreh ngushëllime për vdekjen e Enver Petrovcit

Illyrian Info
13 Views
1 Min Read
Advertisements

Teatri Kombëtar i  Kosovës ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së aktorit të njohur Enver Petrovcit.

Në telegramin e shkruar në Facebook, teatri ka theksuar se informacionet lidhur ceremoninë e varrimit dhe mbledhjen komemorative do të bëhen të ditura në ditët në vijim, transmeton Klankosova.tv.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë për ndarjen nga jeta të aktorit dhe profesorit të shquar, Enver Petrovci.

Teatri Kombëtar i Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Petrovci, kolegëve, miqve dhe gjithë publikut që e ka çmuar dhe e ka dashur veprën e tij artistike dhe pedagogjike.

Informacionet lidhur me ceremoninë e varrimit dhe mbledhjen komemorative do të bëhen të ditura në ditët në vijim”, shkruhet në Facebook.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements