Therja me thikë, Spitali i Prizrenit: Nëna dhe e bija në gjendje stabile

Illyrian
2 Min Read

Dy viktimat, nëna dhe bija që u therën me thikë në orët e para të së premtes nga bashkëshorti, përkatësisht babai, janë në gjendje stabile shëndetësore.

Reklama

Shefi i Emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Hekuran Veçgishti në një prononcim për Klan Kosova, ka bërë të ditur se ndonëse nëna me të bijën gjenden në kujdes intensiv megjithatë gjendja shëndetësore e tyre është stabile.

Reklama

Të premten, Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se rreth orës 00:20, policia ka pranuar dhe intervenuar për një rast të dhunës në familje në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren.

Reklama

“Sipas njoftimit të Prokurorisë, patrulla policore iu është përgjigjur menjëherë thirrjes dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, ka hasur një person të gjinisë femërore (bashkëshortja e të pandehurit) e cila ndodhej në rrugë me lëndime trupore dhe gjakderdhje të shkaktuara me mjet të mprehtë – thikë. Po ashtu, në katin e fundit të ndërtesës është gjetur edhe viktima e dytë, vajza e mitur. Ajo po ashtu kishte lëndime trupore dhe gjakderdhje. Viktimës së mitur i është ofruar ndihma e parë dhe më pas, bashkë me nënën e saj, janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e të dy viktimave është e rëndë”, u tha në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren.

E një dëshmitar ka treguar për ngjarjen i cili deklaroi të premtë se kanë larë gjakun deri në katin e katër ku kishte ikur vajza e mitur, e cila po ashtu ishte therr me thikë.

“Pas e krye punën vet forenzika, e kam thirr pronarin e banesës. Ka ardhur pronari dhe së bashku me të, kemi filluar prej shkallëve, kemi dal e kemi larë gjakun deri në aktin e tretë, deri në të katërtin, se edhe një kat më lart ka shkuar fëmija, ka ik”, ka treguar dëshmitari për tv Dukagjinin.

Lini një koment

Please Login to Comment.