Connect with us

Hi, what are you looking for?

Illyrian InfoIllyrian Info

Lajme

Tjetër reagim nga Presidenca ndaj Muratit, Kadaj ia përmend protezat e invalidëve të luftës dhe marrëveshjet me Katarin

Një reagim tjetër mbi qasjen e ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit, ka bërë edhe këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, Donika Kadaj.

Ajo veç propozimit për tarifat që Murati pretendonte ta përvetësonte për qeverinë në detyrë, Kadaj, shprehet se ka edhe disa çështje të tjera, për të cilat ngjashëm s’po i ngutet si ministër fare, transmeton klankosova.tv.

”Ministri i Financave në detyrë qenka anku që Kryeministri ka marrë një shkresë nga Presidentja pas orarit të punës. Po qysh bre, a mbyllet Qeveria në ora 16:00? Kur osht puna për vendime të rëndësishme për shtetin, s’ka orar zyrtar.

Na paska njoftu edhe që prej 2023-ës e paska “shqyrtu” këtë propozim. Paskemi prit boll atëherë! Ama për disa çështje paska kohë me shqyrtu sa të dojë, e për disa tjera s’po ngutët hiç. Për invalidët e luftës, për shembull, iu dasht me u marrë me buxhetin për proteza derisa njerëzit kanë mbet në shtrat, tuj prit për një shtraf… Qenka i shpejtë vetëm kur i konvenon!

Advertisement. Scroll to continue reading.

E marrëveshjet me Katarin? Një prej aleatëve më të mëdhenj të Amerikës, me potencial të madh për investime? Edhe ato i ke mshelë në sirtar, tu prit mos po shqyrtohen vetë.

E paske thonë që puna e tarifave osht çështje e ekzekutivit. Ama puna e ekzekutivit osht me vepru, jo me të shku mandati tu “shqyrtu””.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

You May Also Like

Lajme

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit...

Lajme

Shkëlqim Pllana, 17-vjeç dhe Malsor Pllana, 19-vjeç humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku, dy vjet më parë, në afërsi të fshatit Gojbulë të...

Lajme

Një grua është gjetur e vdekur sot në një apartament në Prishtinë, në rrugën ”Afrim Zhitia”, rreth orës 11:30. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës...

Lajme

Me pikëllim të thellë, familja Mulolli ka njoftuar për ndarjen nga jeta të nipit të tyre të dashur, Valon (Mustafë) Mulolli, i cili u...

Advertisement

Copyright © 2020 ZoxPress Theme. Theme by MVP Themes, powered by WordPress.