Topi i Artë 2025: Zbulohen emrat nga pozitat 30 deri në 21

12 Views
5 Min Read
Advertisements

Ceremonia e Topit të Artë 2025 po zhvillohet në Paris (22 shtator), aty ku do të shpallet futbollisti më i mirë i planetit për këtë vit.

Para shpalljes së fituesit, janë zbuluar tashmë renditjet nga vendi i 30-të deri te i 21-ti, me shumë emra të mëdhenj të futbollit botëror që kanë zënë këto pozita.

Në vendin e 30-të është mesfushori i Bayern Munichut, Michael Olise, i cili e sheh veten mes më të mirëve pas një sezoni impresionues në Bundesliga. Pas tij, në pozitën e 29-të, është ylli i Liverpoolit, Florian Wirtz, një nga talentet më të mëdha të futbollit gjerman.

Mbrojtësi holandez Virgil van Dijk zë vendin e 28-të, ndërsa kapiteni i Arsenalit, Declan Rice, është pozicionuar i 27-ti. Një surprizë e vogël është renditja e Erling Haaland në vendin e 26-të, pasi sulmuesi i Manchester Cityt pritej të ishte më lart pas performancave të tij.

Lista vazhdon me mbrojtësin e Interit, Denzel Dumfries (25), mesfushorin e PSG-së, Fabian Ruiz (24) dhe superyllin e Real Madridit, Jude Bellingham, i cili është renditur në pozitën e 23-të.

Në vendin e 22-të ndodhet kampioni i botës me Argjentinën, Alexis Mac Allister nga Liverpooli, ndërsa top-30 për momentin mbyllet me Serhou Guirassy të Borussia Dortmundit në pozitën e 21-të.

Këta emra tregojnë edhe njëherë konkurrencën e ashpër për çmimin më prestigjioz individual në futboll. Lista e plotë do të bëhet e ditur në ceremoninë madhështore në Paris, ku pritet të shpallet edhe fituesi i Topit të Artë 2025. /Telegrafi/

Kush do ta fitojë Topin e Artë sonte?

22 Shtator 2025 | 17:10

Sonte do të ndahet çmimi prestigjioz individual Topi i Artë me revistën franceze “France Football” që do ta shpërblejë, siç e do zakoni, futbollistin më të mirë të vitit.

Në kategorinë e meshkujve, favoritët janë Ousmane Dembélé nga PSG, dhe dyshja e Barcelonës, Lamine Yamal dhe Raphinha – një treshe aq e fortë sa që edhe inteligjenca artificiale është përdorur për të parashikuar fituesin e ardhshëm.

Favorit i lehtë për ta fituar Topin e Artë sivjet është francezi Dembele, por pa gjasa nuk mbetet as super-talenti spanjoll, i cili thuhet se e ka marrë rrugën drejt Francës me 20 familjarë, që nënkupton se beson që do ta fitojë Topin e Artë.

Sidoqoftë, gjithçka do të zbulohet sonte dhe cilido lojtar që e fiton nuk do të ishte befasi apo e pamerituar.

Vitin e kaluar, ndonëse të gjithë prisnin që Topin e Artë do të fitonte sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior, në fund ky trofe i takoi mesfushorit spanjoll të Manchester Cityt, Rodri

Sa vlen Topi i Artë?

E vërteta është se fituesi nuk merr ndonjë shpërblim direkt në para.

Çmimi përbëhet vetëm nga trofeu i Topit të Artë, i cili ka një kosto të vlerësuar rreth 3,500 dollarë.

Pavarësisht emrit, ai nuk është i bërë nga ar i pastër, por nga tunxh, i veshur me ar dhe me një bazë kristali.

Ceremonia e Topit të Artë 2025 është shumë afër, dhe bota e futbollit po pret të shohë se kush do të kurorëzohet si lojtarët më të mirë të sezonit.

Çmimet e Topit të Artë do të nderojnë gjithashtu më të mirat në futbollin e femrave, me yllin kolumbian të Real Madridit, Linda Caicedo, që spikat në kategorinë e Lojtares së Re më të Mirë.

Do të ketë edhe çmime të tjera si Trajneri më i Mirë dhe Klubi më i Mirë i vitit, duke e bërë galanë një festë të plotë të futbollit botëror.

Edhe pse një shpërblim në para për Topin e Artë nuk ekziston, njohja që vjen me të është shumë më e vlefshme.

Lojtarët që e fitojnë shpesh marrin bonuse nga klubet e tyre, sigurojnë sponsorizime multimilionëshe dhe rrisin menjëherë vlerën e tyre në treg.

Në fund, Topi i Artë 2025 nuk ka të bëjë me koston e trofeut, por me prestigjin, trashëgiminë dhe ndikimin global që sjell fitorja e çmimit më të rëndësishëm individual në futboll./GazetaExpress/


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements