Tragjike/ Humb jetën artisti i njohur së bashku me gruan dhe vajzën e tij, dalin detajet e rënda

151 Views
1 Min Read
Advertisements

Kantautori i njohur amerikan, Brett James, ka humbur jetën në një aksident ajror në Karolinën e Veriut, së bashku me partneren e tij Melody Carole Wilson dhe vajzën e saj Meryl Maxwell Wilson, 28 vjeçe.

Sipas autoriteteve, avioni i vogël tip Cirrus SR22T, me të cilin po udhëtonin, u rrëzua të enjten pasdite pranë qytetit Franklin, rreth orës 15:00, në afërsi të shkollës fillore Iotla Valley Elementary. Fatmirësisht, askush në shkollë nuk u lëndua.

Brett James, 57 vjeç, ishte një ndër kantautorët më të suksesshëm në Nashville, duke shkruar këngë për emra të mëdhenj të muzikës, përfshirë edhe Taylor Swift. Ai lë pas katër fëmijë të rritur nga martesa e tij e mëparshme me Sandra Cornelius.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements