Prezantimi i punës për planin e konservimit të parkut arkeologjik të Bylisit, që përfshin qytetet antike Bylis dhe Klos mblodhi drejtues të pushtetit vendor, specialistë të fushës së trashëgimisë kulturore, drejtues institucionesh dhe përfaqësues të komunitetit. Në ambientet e Bashkisë Mallakastër u prezantua drafti i parë i këtij plani konservimi. Ky projekt financohet nga Programi i Bashkimit Evropian EU-IPA II për Shqipërinë, në kuadër të nismës “EU for Economic Development – Tourism-led, Local, Economic Development, with a focus on Cultural Heritage”, me Agjencinë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS) si agjenci zbatuese.
Në këtë takim për planin e konservimit të parkut arkeologjik të Bylisit, që përfshin qytetet antike Bylis dhe Klos morën pjesë kryetari i Bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj, drejtoresha e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Joli Mitrojorgji, drejtoresha e parkut Ornela Durmishi, si dhe ekspertë të fushës, përfaqësues të komunitetit dhe bizneseve lokale. Qëllimi kryesor i takimit në Mallakastër ishte prezantimi i punës së kryer deri më tani nga ekspertët dhe nxitja e një diskutimi të hapur me të gjithë pjesëmarrësit mbi konservimin e monumenteve në park. Kryetari i Bashkisë Ismailaj dhe Ilir Parangoni, bashkë me prof. Neritan Cekën prezantuan punën e bërë deri tani në këtë drejtim për ruajtjen afatgjatë dhe promovimin e monumenteve të Bylisit.
Ndërsa specialistë si Agron Islami, etj, u ndalën në perspektivën mbi turizmin dhe zhvillimin komunitar. Drafti i planit të konservimit është dorëzuar zyrtarisht në Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore , ndërkohë që sugjerimet e ekspertëve dhe të komunitetit do të integrohen në versionin final, i cili pritet të dorëzohet për miratim në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale brenda fundit të shtatorit 2025. Parku arkeologjik Bylis/Klos do të ketë një plan të ri menaxhimi, i cili dhe më parë ka sjellë diskutime mes specialistëve të trashëgimisë kulturore. Plani i ri i menaxhimit përfshin infrastrukturën, konservimin e trashëgimisë apo edhe vijimin e hulumtimeve dhe gërmimeve arkeologjike.
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.