Tritol biznesit në Kuçovë, policia jep detaje

Illyrian
1 Min Read

Tritol biznesit në Kuçovë. Ngjarja ndodhi gjatë natës në lagjen Postobllok. Burime zyrtare bënë me dije se lënda plasëse u vendos në biznesin në pronësi të shtetasit me inicialet G. S.

Reklama

Kuçovë/Informacion paraprak

Reklama

Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit.

Reklama

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /BalkanWeb/

Lini një koment

Please Login to Comment.