Trump në OKB: Ndala luftën mes Kosovës dhe Serbisë

3 Views
1 Min Read
Advertisements

Presidenti amerikan, Donald Trump, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka thënë se vetëm në shtatë muaj i ka përfunduar shtatë luftëra.

“Në 7 muajt e fundit ndala 7 luftëra, përfshirë atë në mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

“S’mund ta besoni sa herë më kanë thënë se këto konflikte nuk kanë zgjidhje. Por ja ku jemi sot – paqe. Asnjë president tjetër nuk ka bërë diçka të ngjashme,” u shpreh Trump.

Ai kritikoi Kombet e Bashkuara duke thënë se “nuk kanë bërë asgjë për të ndihmuar në këto çështje”, dhe theksoi se gjatë mandatit të tij ka qenë i përkushtuar për të shpëtuar jetë dhe për t’i dhënë fund luftërave që kanë marrë miliona jetë njerëzish.

Trump muajt e fundit ka përmendur disa herë se ka ndalur disa lufta dhe konflikte në botë përfshirë edhe atë mes Kosovës e Serbisë.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements