Trump sulmon ashpër Jack Smithin, prokurorin që ngriti aktakuzë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Illyrian
2 Views
1 Min Read

Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump u shpreh kundër “armatizimit të drejtësisë” nga demokratët dhe sulmoi këshilltarin special amerikan, Jack Smith gjatë fjalimit të tij nga Mar-a-Lago të martën.

- Advertisement -

E mposhta Jack Smithin e marrë. Ai është i marrë. Mendoj se ai po kthehet në Hagë. Ne i fituam proceset gjyqësore”, pohoi Trump, sipas CNN.

- Advertisement -

Dhe, shtypi bëri një punë të madhe për ta. Por ne nuk bëmë asgjë të keqe. Nuk kemi bërë asgjë të keqe për asgjë”.

- Advertisement -

Gjykatësja Aileen Cannon bllokoi sot publikimin e raportit përfundimtar të Smith mbi hetimet e tij ndaj Trump

Urdhri i saj parandalon Smithin dhe Departamentin e Drejtësisë që të ecin përpara me publikimin e raportit derisa Gjykata e 11-të e Apelit e Rrethit të SHBA të ketë kohë për të shqyrtuar mocionin urgjent të bashkëpandehurve të Trump për të bllokuar publikimin e raportit.

Smith shërbeu si kryeprokuror i Prokurorisë së Specializuar në Hagë, i cili ngriti aktakuzë ndaj ish-krerëve të UÇK’së.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply