Trump tha se ushtria ruse është tigër letre, reagon Kremlini: Rusia e përfaqësuar nga ‘ariu’

13 Views
1 Min Read
Advertisements

Kremlini ka reaguar ndaj komenteve të presidentit amerikan Donald Trump, i cili e ka përshkruar ushtrinë ruse si një “tigër letre”, duke i hedhur poshtë vlerësimet e tij dhe duke i cilësuar ato si pjesë e një strategjie ekonomike për të favorizuar industrinë amerikane të energjisë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se Trump është “një biznesmen që përpiqet të detyrojë botën të blejë naftë dhe gaz amerikan me çmime më të larta”, duke e lidhur retorikën e tij me interesat tregtare të SHBA-së.

Peskov ka shtuar gjithashtu se:“Rusia nuk është tigër, por ari. Rusia gjithmonë është përfaqësuar nga ariu dhe nuk ka arinj prej letre.

”Deklaratat vijnë në një kohë kur marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës janë bërë më të ndërlikuara, pavarësisht një afrimi të dukshëm gjatë mandatit të dytë të Trump si president. Ai ka shprehur dëshirën për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, çka është pritur pozitivisht nga Kremlini.

Agjencia shtetërore ruse RIA Novosti raporton se Moska është e gatshme të organizojë një telefonatë me Trump “në çdo moment”, nëse ai e kërkon një gjë të tillë.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements