Ftesës së shoqatës së ish- të burgosurve politike për tryezë diskutimi mbi gjendjen politike në vend nuk iu përgjigj pozitivisht asnjë parti politike.
Kësisoj tryeza e diskutimit ” Konstituimi i institucioneve qendrore, zgjidhja e ngërçit politik” dështoi.
Mediave të pranishme iu drejtua kryetari i shoqatës Shefik Sadiku, i cili tha se është për keqardhje kjo situatë, raportoi gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami.
Sadiku theksoi se partitë politike e kanë për obligim të japin sqarim tek qytetarët.
I njëjti pohoi se do të kërkojnë sërish takim, pasi siç tha janë lodhur e nervozuar me ngërçin politik.

Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.
You must be logged in to post a comment.