UEFA vendos javën e ardhshme për përjashtimin e Izraelit

7 Views
1 Min Read
Advertisements

UEFA është duke menduar seriozisht përjashtimin e Izraelit nga kompeticionet ndërkombëtare të futbollit.

Lajmin e bën të ditur “The Times”, që raporton se javën e ardhshme pritet vendimi përfundimtar dhe pjesa më e madhe e anëtarëve të UEFA-s janë gati të votojnë pro.

Një lëvizje e tillë do të mbyllte dyert e Botërorit të ardhshëm për Izraelin dhe do të përjashtonte Makabin e Tel Avivit nga Europa Liga.

Ministri i Sportit, Miki Zohar, e ka pranuar për mediat izraelite këtë lajm dhe thotë se është duke punuar bashkë me kryeministrin Netanjahu për ta ndaluar këtë gjë. /tvklan.al/


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements