Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Vdes ish-luftëtari i UÇK-së, Haki Limani

Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haki Limani, i njohur si komandant “Plaki”.

Bashkëluftëtari i tij, Rrustem Berisha, ka konfirmuar lajmin, duke shprehur dhimbjen për humbjen e një nga komandantëve më të nderuar të UÇK-së.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë bashkëluftetari ynë nga Ferizaj, Haki Limani- Komandant “Plaki”. Komandant Plakin, e njoha në ditët e lavdisë së luftës sonë çlirimtare kur ai bashkë me djalin e tij Arbenin, ju bashkuan Brigadës 138 “Agim Ramadani” të UÇK-së. Haki Limani – Komandant Plaki, gjatë Epopesë së Koshares asnjëherë nuk e hoqi plisin e bardhë nga koka, duke qenë shembull i dashurisë për atdheun dhe luftëtar i paepur për liri”, ka bërë të ditur Berisha.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në Varrezat e Veteranëve në Kompleksin Memorial në Koshare.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply