Vdes një punëtor në Veternik si pasojë e shembjes së dheut

Illyrian
2 Views
1 Min Read

Një punëtor ka vdekur si pasojë e shembjes së dheut ne Veternik të Prishtinës.

- Advertisement -

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zv. komandanti i Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra.

- Advertisement -

Ai bëri të ditur se zjarrëfikësit kanë arritur ta shpëtojnë personin e parë, i cili kishte qenë i mbuluar nga dheu deri te gjysma e trupit, ndërsa personi i dytë është dashur të gjurmohet për t’u gjetur.

- Advertisement -

“Forcat e zjarrfikësve kanë marrë lajmin në orën 12:10, që në Veternik, ish rruga e Shkupit se ka rrëshqitje te dheut, kanë vrejtë një person i kapluar nga dheu deri te gjysma e trupit dhe personin e parë e kanë nxjerr brenda pak kohe. Mund të jetë vetëm i lënduar, ndërsa personin e dytë është dashur të gjurmohet diku rreth orës 14:40 minuta është nxjerr personi i dytë ku ekipet mjekësore e kanë konstatuar vdekjen e tij”, tha Shkodra për Klankosova.tv

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës por të njëjtit deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kanë dhënë informacione.

Raportohet se vendi ku është shembur dheu ishte një vendpunishte. 


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply