Veç 200 euro u dënua ministrja për shkeljen e vajzës – por rasti ishte vepër penale, thotë avokati

Illyrian
2 Views
1 Min Read

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ishte përfshirë vite më parë në një aksident në lagjen Dragodan, ku kishte goditur një vajzë 9-vjeçare.

- Advertisement -

Për këtë rast, ajo u dënua me vetëm 200 euro gjobë, ndonëse avokati i familjes së vajzës së aksidentuar, Florim Shefqeti, ka deklaruar se rasti duhej trajtuar si vepër penale, njofton Klankosova.tv.

- Advertisement -

“E pandehura kishte deklaruar se kishte parë dy fëmijë duke dalë nga marketi, çka nënkupton detyrimin për t’iu përshtatur kushteve të rrugës”, tha Shefqeti, duke shtuar se sipas ekspertizave nuk kishte shenja frenimi në vendin e ngjarjes.

- Advertisement -

“Mosparandalimi i aksidentit, kur ajo i kishte parë fëmijët, përbën vepër penale”,  theksoi avokati, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

TAGGED:
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Enable Notifications OK No thanks