Veliaj: Nuk më është dhënë mundësia për t’u mbrojtur

11 Views
2 Min Read
Advertisements

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur Këshillit Bashkiak, pasi këta i thanë që të dërgojë me shkrim pretendimet e tij, në rast se nuk paraqitet dot në mbledhjen e Këshillit për shkarkimin e tij. Veliaj thotë në letër se ende nuk është njoftuar për rendin e ditës së mbledhjes, por që do bëhet për shkarkimin e tij është njohur vetëm në media. Veliaj thotë se nuk ka pasur kohë as për të përgatitur mbrojtjen, as as fizikisht as me shkrim.

Erion Veliaj:

“Ende sot, një dite përpara vendimmarrjes së Këshillit Bashkiak, nuk jam informuar zyrtarisht nga ky këshill lidhur me mbajtjen e një mbledhjeje ne te cilën do te vendoset lidhur me shkarkimin tim si Kryetar Bashkie, shkaqet e shkarkimit, materialet që më ngarkojnë me përgjegjësi, sqarimet përkatëse nga ana juaj, kerkimin e sqarimeve dhe provave nga ana ime lidhur me shkeljen e pretenduar dhe materialet mbi te cilat ajo mbështetet, dhe si rrjedhoje nuk me eshte krijuar mundësia per t’u mbrojtur, dhëne shpjegime e dëgjuar para kétij organi kolegjial, as fizikisht e as me shkrim, për më teper kur, duke qeně se ndodhem ne kushtet e paraburgimit, bazuar në një mase sigurimi personale, mundësitë i kam te kufizuara”.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements