Vendoset “tjetër gur kilometrik” në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

53 Views
1 Min Read
Advertisements

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se edhe një tjetër hap i rëndësishëm është hedhur në rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian.

Përmes një postimi në Facebook, Rama thotë se Presidenca Daneze e BE-së ka ftuar Shqipërinë në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtarë, që të hapë edhe katër kapituj të tjerë negociatash, të cilët u shtohen 24 kapitujve që kanë hapur në 11 muaj.

“Të martën, datë 16 shtator, Presidenca Daneze e BE-së na fton që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtarë, të hapim edhe 4 kapituj të tjerë negociatash, të cilët u shtohen 24 kapitujve që kemi hapur në vetëm 11 mujor – një rekord absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash. Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme, mbi fusha te rëndësisë jetike, si Transporti, Energjia, Rrjetet Transeuropiane dhe Mjedisi, janë tanimë në tryezë. U vendos edhe tjetër gur kilometrik në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE”, ka shkruar Rama në Facebook.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements