Vengu: Shqipëria synon të bëhet qendër rajonale e industrisë së mbrojtjes

13 Views
2 Min Read
Advertisements

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu shpalosi sot objektivat e mbrojtjes në programin qeverisës 2025-2029.Mbrojtja përbën një kapitull të rëndësishëm në Programin Qeverisës 2025-2029, ku objektivi madhor është që Shqipëria pritet të kthehet në një qendër rajonale të industrisë së mbrojtjes.

Sipas tij, në programin për mbrojtjen parashikohet rritje buxheti, vënia në funksion e industrisë ushtarake “Made in Albania”, zgjerimi i kapaciteteve detare, fuqizimi i mbrojtjes civile, infrastruktura në funksion të NATO-s, e shumë të tjera të cilat do ta rendisin Shqipërinë me krenari krah aleatëve.

Prioritet është edhe rritja e kapaciteteve detare ku synohet zgjerimi i flotës me 3 anije të reja dhe modernizimi i flotës ekzistuese.

Po ashtu,  te mbrojtja civile parashikohen të kryhen investime në 2 avionë zjarrfikës, flotë të përforcuar tokësore dhe ngritja e 4 qendrave të reja rajonale të emergjencave civile.

Sa i përket zhvillimit të personelit ushtarak, do të ketë vijim të rritjes së pagës së ushtarakëve, duke arritur mesataren e NATO-s deri në vitin 2029 si dhe rritjen e numrit të Forcave të Armatosura.

Te kарасіtetet reaguese dhe inovacioni, objektiv është zhvillimi i aftësive reaguese në territor përmes sistemeve inteligjente dhe funksionalizimit të numrit kombëtar/ndërkombëtar 112.

 Tjetër prioritet është edhe infrastruktura kritike dhe mobiliteti ushtarak, ku parashikohet modernizimi i infrastrukturës dhe përfundimi i investimeve në Korridorin VIII për lëvizjen e Aleancës, me pikënisje në Porto-Romano.

Kurse te projektet në zbatim deri në vitin 2029, parashihet, përfundimi i kantierit të Spitalit të Traumës, ngritja e Shkollës së Aviacionit në Vlorë, ndërtimi i Kampusit të Ri të Akademisë së Forcave të Armatosura, krijimi i Kompleksit të Inovacionit Ushtarak në Bërzhitë, finalizimi i Poligonit Ndërkombëtar në Bizë.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements