Njohësi i statistikave, Shenoll Muharremi, ka dhënë versionin e tij për numrin e deputetëve në Kuvend.
Ai ka publikuar një matje ku VV-ja, sipas tij, nëse merr 80% të votave në diasporë, siguron 50 deputetë.
Megjithatë, sipas tij, ky variant është më i miri i mundshëm për VV, po jo real.
Postimi:
Skenari LVV 80% në Diasporë!
Ky është një skenar që është përmendur si skenari më optimist i mundshëm për LVV. Mesguri mundet me qenë varianti më i mirë i mundshëm, por jo real, i LVV-së. Por e kemi testuar cka nënkupton në praktikë me përqindje dhe me ulëse. Sipas simulimit këtu ku 80% të votave nga dispora fiton LVV, atëherë shkon në 50 deputetë. PDK 23. LDK 19 dhe AAK 8. Pakicat 20.
Discover more from Illyrian Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.