Videoja ku një person e ndalë Kurtin dhe e falënderon për “çlirimin e Veriut”, Mehmetaj: Mashtrim, është nënkryetari i VV-së

Illyrian
5 Views
3 Min Read

Gazetari Lirim Mehmetaj, u ka bërë thirrje qytetarëve për “kujdes nga mashtrimi”, për një video me një person i cili “e ndal Albin Kurtin në rrugë dhe e falënderon se e ka çliruar veriun dhe ia ka mundësuar kthimin në shtëpi”. Mehmetaj thotë se këtu ka të bëjë me “mashtrim” sepse personi në fjalë “nuk është një qytetar i zakonshëm, por hiç më pak se nënkryetar i Vetëvendosjes për Mitrovicën e Veriut, Muhamed Çuni”.

- Advertisement -

Mehmetaj, deklaron se ky person “ka punuar si përkthyes për ndërkombëtarët, pastaj ka punuar në Ministri të Pushtetit Lokal e tash e ka punësuar Vetëvendosja si Zyrtar për E-komuna në divizionin E-Komuna dhe Qytete Inteligjente në kuadër të departamentit për digjitalizimin e shërbimeve në komuna”.

- Advertisement -

“Pra krejt është mashtrim, inskenim”, shprehet Mehmetaj.

- Advertisement -

“Metoda të tilla mund të gjeni plotë nëpër internet të përdorura nga aparati propagandistik i Vladimir Putinit, të cilin kinse e ndalin njerëzit në rrugë dhe e falënderojnë për kthimin e dinjitetit të Rusisë. Sa më afër zgjedhjeve këta do të vazhdojnë ta intensifikojnë këtë fushatë të ndytë, ruajuni”, shprehet ai.

Postimi i plotë: KËTU

KUJDES!!! Nga mashtrimi
Nuk e di a e keni parë këtë video ku kinse një person e ndal Albin Kurtin në rrugë dhe e falënderon se e ka çliruar veriun dhe ia ka mundësuar kthimin në shtëpi.
MASHTRIM
Ai në fakt nuk është një qytetar i zakonshëm, por hiç më pak se nënkryetar i Vetëvendosjes për Mitrovicën e Veriut, Muhamed Çuni.
I njëjti ka punuar si përkthyes për ndërkombëtarët, pastaj ka punuar në Ministri të Pushtetit Lokal e tash e ka punësuar Vetëvendosja si Zyrtar për E-komuna në divizionin E-Komuna dhe Qytete Inteligjente në kuadër të departamentit për digjitalizimin e shërbimeve në komuna.
Pra krejt është mashtrim, inskenim.
Metoda të tilla mund të gjeni plotë nëpër internet të përdorura nga aparati propagandistik i Vladimir Putinit, të cilin kinse e ndalin njerëzit në rrugë dhe e falënderojnë për kthimin e dinjitetit të Rusisë.
Sa më afër zgjedhjeve këta do të vazhdojnë ta intensifikojnë këtë fushatë të ndytë, ruajuni.
Më poshtë faktet


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

TAGGED:
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply