Vitia: Nuk ka asnjë rast me virusin HMPV në Kosovë

Illyrian
2 Views
1 Min Read

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë ka bërë të ditur se deri tani në Kosovë nuk është paraqitur asnjë rast me virusin HMPV, raporton EO.

- Advertisement -

Ai ka theksuar se janë marrë të gjitha masat në rast nevoje për të përballuar çdo situatë rreth këtij virusi.

- Advertisement -

Vitia ka thënë se nuk duhet të ketë panik te qytetarët për këtë sëmundje.

- Advertisement -

“Nuk kemi akoma rast me HMPV . Nga IKSHPK-ja janë në kontakte të vazhdueshme me të gjitha mekanizmat më adekuat që ekzistojnë për këtë problem dhe jemi në kontakt me OBSH dhe çdo institucion tjetër. Në momentin e parë që paraqitet një rast menjëherë merren masat me rekomandimet e IKSHPK-së. Asnjë lloj panike nuk ka për qytetarët. IKSHPK dhe SHSKUK veç kanë filluar masat dhe përgatitjet. Nëse do të kishte arsye për panik, ne do të kishim dalë me informata , nuk ka asnjë arsye për të pasur panik për këtë”, ka thënë ai.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

TAGGED:
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply