Votimi i transmetuesve do të vulosë fatin e Izraelit në Eurovision 2026

5 Views
2 Min Read
Israeli singer Yuval Raphael representing Israel with the song "New Day Will Rise" performs during the dress rehearsal for the second semi-final of the Eurovision Song Contest 2025 at the St. Jakobshalle arena in Basel on May 14, 2025. (Photo by Fabrice COFFRINI / AFP) (Photo by FABRICE COFFRINI/AFP via Getty Images)
Advertisements

Unioni Europian i Transmetimit (EBU) ka konfirmuar se do të organizojë votim online gjatë nëntorit, çka mund të rezultojë në përjashtimin e transmetuesit izraelit, Kan nga Eurovision-i i vitit të ardhshëm.

Në një letër drejtuar transmetuesve, presidentja Delphine Ernotte Cunci, shkroi se kishte një “diversitet të paprecedentë këndvështrimesh” për pjesëmarrjen e Izraelit në Eurovision dhe çështja kërkon “një bazë më të gjerë demokratike”.

“Ne mund të konfirmojmë se është dërguar një letër nga bordi ekzekutiv i Unionit Europian të Transmetimit drejt drejtorëve të përgjithshëm të të gjithë anëtarëve tanë për t’i informuar se në një mbledhje e jashtëzakonshme të asamblesë së përgjithshme të Unionit në fillim të nëntorit do të mbahet një votim për pjesëmarrjen në konkursin e Eurovision 2026”, konfirmoi institucioni përmes një deklarate.

Ky vendim është marrë pasi disa transmetues si Spanja, Holanda, Irlanda, Islanda dhe Sllovenia kanë kërcënuar se do të bojkotojnë edicionin e ardhshëm të ngjarjes më të rëndësishme të muzikës live nëse do të lejohet pjesëmarrja e Izraelit.

Rusia është ndaluar të marrë pjesë në Eurovision pas pushtimit të Ukrainës në 2022. Ndërkohë Izraeli, i cili e ka fituar kompeticionin katër herë që prej pjesëmarrjes së parë në 1973, ka vazhduar të konkurrojë përgjatë dy viteve të fundit pavarësisht konflikteve.

Konkursi i 2024 në Malmö të Suedisë dhe ai i Bazelit në Zvicër këtë vit u shenjuan nga protesta pro-Palestinës.

Eurovision i i vitit të ardhshëm, i cili shënon edhe 70-vjetorin e tij, do të mbahet në muajin maj në Vjenë.

Transmetuesi austriak ORF shprehu optimizëm gjatë kësaj jave se kompeticioni do të realizohej edhe në rast bojkotimesh dhe pakësimin e kontributeve nga transmetuesit.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements