Vritet shqiptari në Kolumbi

armendxani
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Medellín, Kolumbi, ku një shtetas shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një atentati të qëllimshëm. Viktima, A.T., 44 vjeç, i lindur në Shqipëri dhe me dokumente ekuadoriane, u qëllua në vendin ku jetonte, në një sulm të planifikuar.

Reklama

Autoritetet lokale raportojnë se autori i dyshuar u arrestua menjëherë teksa po tentonte të largohej me motor, duke mbajtur me vete armën e përdorur gjatë krimit. Nga të shtënat mbeti e plagosur edhe një grua 77-vjeçare që ndodhej pranë viktimës në momentin e atentatit.

Reklama

Policia ka nisur një hetim të gjerë për të zbardhur rrethanat e vrasjes dhe motivet e ngjarjes, ndërsa komuniteti lokal mbetet i tronditur nga ky incident. /tvklan.al/

Reklama

Lini një koment

Please Login to Comment.