Tentimi i dytë i deputetëve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar pa sukses, për shkak të mosmarrëveshjeve mes grupeve politike pas votimit kundër raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve. Seanca do të vazhdojë të shtunën në orën 12:00.
Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se këto 48 orë që po vazhdojnë do të zgjasin e përsëriten derisa të zgjidhen dy çështje kyçe: numrat e mjaftueshëm nga Vetëvendosja për të miratuar raportin, ose dorëheqja formale e qeverisë aktuale.
Sipas Cakollit, mungesa e dorëheqjeve formale është një shkelje ligjore që po pengon procesin e konstituimit.
“Këto 48-orëshat do të vazhdojnë për aq kohë sa VV-ja ose arrin me i bë numrat ose deponohen dorëheqjet. Nuk ka zgjidhje të ndërmjetme.
Në fakt jo procedura e verifikimit të mandateve se e dëgjova më herët zotin Kraki, jo është e paraparë, po vetë Franca e ka një procedurë të tillë. Pra nuk ka vend në BE nuk ka një mekanizëm të verifikimit të mandateve.
Mekanizmi i verifikimit është në funksion të parandalimit të shkeljeve ligjore. E këto 48-orësh do të vazhdojnë për aq kohë sa ka shkelje ligjore. E në vlerësimin tonë si organizatë ka shkelje ligjore me mos ofrimin e këtyre letrave të dorëheqjes. Të cilat nuk munden me u ofru nga kryeministri në detyrë Kurti në emër 15 ministrave të tjerë. Duhet edhe ata individualit, jo te zoti Kurti, po në zyrën e sekretarit, që i njëjti i bart në dosjet e punës.
Përndryshe do të kemi mbledhje të shtunën, të hanin, të mërkurën e kështu me radhë, për javë nëse jo për muaj të tërë”, ka thënë Cakolli në Debat Plus
Discover more from Illyrian Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.