Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit për CNN: “SHBA duhet të mbajë përgjegjësi për pasojat e kësaj lufte”

Illyrian Info
106 Views
2 Min Read

Irani është duke përjetuar një “tradhti ndaj diplomacisë” nga administrata e Presidentit Donald Trump, deklaroi të dielën për CNN zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei.

- Advertisement -

“Ata nuk mund të flasin për diplomaci e kanë tradhtuar diplomacinë,” tha Baghaei për administratën Trump. Megjithatë, ai shtoi: “Diplomacia nuk përfundon kurrë.”

- Advertisement -

Ai theksoi se askush nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas, por është e qartë se “përgjegjësinë për pasojat e kësaj lufte duhet ta mbajnë Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.”

- Advertisement -

Zyrtari iranian refuzoi të japë detaje se si Irani do të përgjigjet pas sulmeve ushtarake të SHBA-së ndaj objekteve të tij bërthamore herët të dielën, as çfarë është dëmtuar, por theksoi se Teherani “ka të drejtën… të ushtrojë vetëmbrojtje.” Dhe shtoi: “Dhe do ta bëjmë këtë, me siguri.”

Baghaei e cilësoi retorikën e Presidentit Trump dhe kërcënimet për sulme të mëtejshme si “shantazh në nivel global.”

Ai paralajmëroi se sulmet nga Izraeli dhe SHBA kanë e vendosur rajonin në një “gjendje jashtëzakonisht të rrezikshme.”

Zëdhënësi iranian shtoi se Irani ka qenë “absolutisht i përmbajtur” në reagimin e tij ndaj Izraelit dhe ka goditur vetëm objektiva ushtarake dhe të sigurisë. Nga ana tjetër, Izraeli pretendon se Irani ka goditur qëllimisht objektiva civile në qytetet izraelite.

Zyrtarë izraelitë, si Ministri i Mbrojtjes Israel Katz, kanë deklaruar se “udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, nuk mund të lejohet të ekzistojë më,” një deklaratë që Baghaei e quajti “të neveritshme” dhe “të turpshme.”

“Kërcënimi ndaj një lideri sovran me akt terrori tregon qartë natyrën e regjimit izraelit,” tha ai.

Baghaei, i cili ka shërbyer në misionin e Iranit në OKB në New York midis viteve 2006 dhe 2010, deklaroi se Irani ka bërë “më të mirën e tij për diplomaci dhe paqe.”

“Historia nuk do ta falë atë që po bën administrata amerikane,” përfundoi ai.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Enable Notifications OK No thanks