ZKM s’tregon për çka po mblidhet Qeveria në detyrë

armendxani
1 Min Read

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës do të mbajë sot një mbledhje të radhës, e cila është caktuar për në orën 09:30 të mëngjesit. Njoftimin e ka bërë Zyra për Komunikim Publik e Kryeministrisë, por pa specifikuar arsyen e mbledhjes apo çështjet që pritet të diskutohen.

Reklama

Njoftimi është dërguar pa rend dite, çka ka nxitur interesim publik për të kuptuar se cilat vendime mund të jenë në fokus. Në situatën aktuale politike, ku vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja për shkak të mungesës së shumicës parlamentare, çdo mbledhje qeveritare ka pritje të shtuara.

Reklama

Deri më tani nuk ka detaje shtesë nga Qeveria, ndërsa pritet që pas mbledhjes të ketë komunikim zyrtar për mediat.

Reklama

IllyrianInfo.com do të raportojë zhvillimet pas përfundimit të mbledhjes.

Lini një koment

Please Login to Comment.