CineStar me krenari ju njofton se CineStar Megaplex Prishtina (Kosovë) është përfshirë në listën inauguruese “Boxoffice Blue Ribbon List” – një udhëzues prestigjioz global që vlerëson përsosmërinë në dizajnin modern të kinemave, teknologjinë dhe standardet operative në mbarë botën.
Kjo iniciativë u lançua nga publikimi i njohur Boxoffice Pro, media kryesore profesionale për industrinë e kinemave, me qëllim të nderimit të kinemave të reja dhe të rinovuara me cilësinë më të lartë, të realizuara që nga viti 2020. Edicioni i parë përfshin kinema nga 45 shtete, të cilat po vendosin standarde të reja për përvojën e shikimit të filmave.
Përfshirja e CineStar Megaplex Prishtina në këtë listë konfirmon investimin e vazhdueshëm të CineStar në teknologjinë më të avancuar, dizajn inovativ, cilësi shërbimi dhe angazhim të fortë me komunitetin.
I vendosur brenda Prishtina Mall, një prej qendrave tregtare më të mëdha në rajon, CineStar Megaplex Prishtina është kinemaja më e madhe dhe më moderne në Kosovë, me 15 salla me afër 2,000 ulëse. Kinemaja është e pajisur plotësisht me gjeneratën më të fundit të projektorëve Barco 4K RGB laser, ekraneve “wall-to-wall” Harkness dhe sistemeve premium të zërit, duke garantuar një përvojë të jashtëzakonshme vizuale dhe audio.
Një nga veçoritë kryesore të këtij megapleksi është gama e gjerë e formateve premium të kinemasë, të cilat i ofrojnë publikut një eksperiencë unike. Ndër to përfshihet 4DX, një përvojë multisensoriale me ulëse lëvizëse dhe efekte si era, uji dhe aromat; ScreenX, një format panoramik 270° që zgjeron imazhin përtej kufijve tradicionalë të ekranit; Gold Class, me salla luksoze që ofrojnë rehati dhe shërbim premium; si dhe eXtreme dhe Dolby Atmos, të cilat sjellin standardet më të larta audio-vizuale. Po ashtu, megapleksi përfshin edhe Gaming Auditorium, një hapësirë inovative që mund të shndërrohet në arenë e-sports dhe vend për gaming evente.
Përveç kësaj, kinemaja ofron edhe sallë për fëmijë, dhoma për festa ditëlindjesh, një dinosaur gjigant 17 metra, Cinema Bar si dhe programe të ndryshme eventesh dhe B2B, duke forcuar konceptin e “destination cinema” – një kinema si eksperiencë e plotë argëtimi.
“Nga holli hyrës deri te secila sallë me tematikë të veçantë, CineStar Prishtina i dërgon vizitorët në një hapësirë vërtet imersive, ku çdo detaj i dizajnit e përmirëson përvojën e shikimit të filmit. Atraksione si Dinostari gjigant dhe instalacionet Cinebot tërheqin menjëherë vëmendjen, ndërsa komoditeti i sallave dhe cilësia e zërit dhe figurës e zhysin publikun në botën e filmit. Hapësira është projektuar për t’iu përshtatur audiencave të ndryshme: familjeve, gamer-ëve, adhuruesve të formateve premium, madje edhe çifteve që kërkojnë një mbrëmje të veçantë. CineStar Prishtina është një shembull i standardit të një multipleksi të klasit botëror dhe ripërcakton pritshmëritë që mund të kemi nga një kinema brenda një qendre tregtare. Jemi të lumtur ta përfshijmë në listën tonë Boxoffice Blue Ribbon, që vlerëson kinematë e reja dhe të rinovuara që ofrojnë përvoja të paharrueshme për publikun.” – tha Daniel Loria, Drejtor Editorial i Boxoffice Pro
Lista u hartua në bashkëpunim me International Cinema Technology Association (ICTA) dhe një panel ekspertësh ndërkombëtarë në dizajn, teknologji, hospitality dhe operim të kinemave. Mbi 300 aplikime nga e gjithë bota u vlerësuan sipas katër kritereve kryesore: mikpritja, dizajni, teknologjia dhe angazhimi me komunitetin.
Kinematë që arritën rezultatet më të larta u përfshinë në listën inauguruese, e cila do të përditësohet çdo vit.
Ky vlerësim prestigjioz vazhdon traditën e konceptit “The Modern Theatre”, të zhvilluar nga Boxoffice Pro që nga vitet 1930, duke evidentuar inovacionet kryesore në industrinë e kinemasë – nga futja e kondicionimit të ajrit deri te zhvillimi i multiplekseve moderne.
Me përfshirjen në “Blue Ribbon List”, CineStar Megaplex Prishtina forcon edhe më tej pozitën e saj si një nga shembujt kryesorë të ekselencës moderne të kinemasë në Evropë dhe në botë.
WEBSITE https://cinestarcinemas-ks.eu/
INSTAGRAM https://www.instagram.com/cinestarcinemas_ks/
FACEBOOK https://www.facebook.com/CineStarCinemasKosovo/
TIK TOK https://www.tiktok.com/@cinestarcinemas_ks
CINESTAR – RRJETI MË I MADH DHE LIDER I KINEMAVE NË RAJON
Në territorin e Kosovës, Blitz-CineStar është pjesë e grupit rajonal CineStar, i cili operon gjithsej 29 multiplekse CineStar, 180 salla dhe mbi 26,100 ulëse, duke e bërë CineStar rrjetin më të madh dhe më të suksesshëm të kinemave në rajon. Në vitin 2019, International Union of Cinemas (UNIC) e shpalli Blitz-CineStar “Ekspozuesin më të mirë në Evropë”. Çmimi “International Exhibitor of the Year” iu dorëzua Blitz-CineStar gjatë CineEurope në Barcelonë, si vlerësim për ngritjen e vazhdueshme të standardeve të industrisë dhe rritjen e qëndrueshme të kompanisë.
UNIC vlerësoi veçanërisht përkushtimin e Blitz-CineStar për t’i ofruar publikut eksperiencën më të mirë të mundshme në kinema përmes inovacionit të vazhdueshëm, gjë që e ka pozicionuar kompaninë si një nga zinxhirët më të mëdhenj dhe me rritjen më të shpejtë të kinemave në rajon dhe në Evropë.
