“E kuqja që na bashkon”, Man Utd prezanton fanellën e parë për sezonin e ardhshëm

Illyrian Info
1 Min Read

Klubi i madh anglez, Manchester United ka zbuluar sot (e enjte) zyrtarisht fanellën e parë apo atë që njihet si fanella e shtëpisë për sezonin 2026/27.

Sipas deklaratës së klubit, fanella është frymëzuar nga vitet 1970, duke paraqitur një jakë polo dhe mansheta me vija, si dhe tre vija më të trasha se zakonisht, marka tregtare Adidas.


Pjesë e këtij prezantimit të fanellës së re të Djajtë të Kuq ishin lojtarë si Amad Diallo, Matheus Cunha, Bryan Mbeumo, Leny Yoro dhe Patrick Dorgu.

United pritet të debutojë me këtë fanellë këtë sezon, potencialisht në ndeshjen e fundit të sezonit në shtëpi kundër Nottingham Forest të dielën, më 17 maj.

Fanellat kanë dalë tashmë në shitje në dyqanet zyrtare të klubit dhe Adidasit, teksa çmimi i tyre fillon nga 85 funte. /Telegrafi/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *