Sulmi fizik në Skenderaj, flasin nga Prokuroria dhe Spitali i Mitrovicës

Illyrian Info
2 Min Read

Një sulm fizik është raportuar të ketë ndodhur sot në Skenderaj, ku kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Hysni Mehani, ka pretenduar se është sulmuar nga kryetari i komunës, Sami Lushtaku.

Nga ana tjetër, Lushtaku i ka mohuar akuzat për sulm, duke deklaruar se reagimi i qytetarëve erdhi pasi ai u etiketua si “Sami Serbia”.


Lidhur me rastin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, ka bërë të ditur për Telegrafin se prokurorja kujdestare, së bashku me Njësinë e Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës, janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Ndërsa, në një njoftim në rrjetin social në Facebook nga Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë kanë bërë të ditur se në orën 13:10 dy persona nga Skenderaj kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente.

Sipas njoftimit thuhet se të dy personat kanë shenja- lëndime, njëri fizike në fytyrë dhe kokë, kurse tjetri lëndime/gërvishje fizike.

“Spitali i Përgjithshëm ‘Dr. Sami Haxhibeqiri’ në Mitrovicë, konfirmon se në ora 13:10, dy persona nga Skenderaj kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente. Të dy personat kanë shenja- lëndime, njëri fizike në fytyrë dhe kokë, kurse tjetri lëndime/gërvishje fizike. Aktualisht, ekipet mjekësore janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore, përfshirë konsultimet nga ekipet mjekësore të reparteve të tjera”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *