Ministri izraelit provokon me vallëzim në xhaminë Al-Aqsa

Illyrian Info
1 Min Read

Ministri izraelit hyn në kompleksin e xhamisë Al-Aqsa në Jerusalem së bashku me kolonë, rriten tensionet.

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir i shoqëruar nga kolonë, ka hyrë në kompleksin e xhamisë Al-Aqsa, një nga vendet më të ndjeshme fetare në qytet, duke nxitur reagime dhe tensione të reja në terren.


Sipas raportimeve, grupi ka hyrë në zonë nën mbrojtjen e forcave të sigurisë izraelite, në një veprim që është cilësuar nga pala palestineze si provokim dhe shkelje e status quo-së historike të vendit të shenjtë.

Kompleksi i Xhamisë në Jerusalem konsiderohet një nga pikat më të ndjeshme të konfliktit izraelito-palestinez, ku shpesh çdo vizitë e zyrtarëve izraelitë shoqërohet me tensione dhe reagime të ashpra.

Autoritetet palestineze kanë dënuar vazhdimisht hyrjet e tilla, duke i konsideruar si përshkallëzim të situatës dhe cenim të marrëveshjeve ekzistuese për menaxhimin e vendit të shenjtë.

Ngjarja vjen në një moment të rritjes së tensioneve në Jerusalem dhe më gjerë në rajon, duke shtuar shqetësimet për përkeqësim të situatës së sigurisë. /Telegrafi/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *