Disa zona të Mitrovicë mbesin pa ujë shkaku i punimeve në rrjet

Illyrian Info
1 Min Read

KRU “Mitrovica” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ekipet e saj do të realizojnë punime dhe intervenime në rrjetin e ujësjellësit në disa lokacione të qytetit.

Sipas njoftimit, punimet do të zhvillohen në rrugët “Dervish Hima”, “Faruk Spahia”, “Artim Jashari”, si dhe në zonën Iliride.


Kompania ka paralajmëruar se gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes, si dhe luhatje të presionit në këto zona.

KRU “Mitrovica” ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve deri në përfundimin e punimeve. /Telegrafi/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *