Daymo prezanton “Keep Going”, rrugëtimi i një artisti të ri në bashkëpunim me Techpro Records

Illyrian Info
2 Min Read

Damian, i njohur me emrin artistik Daymo, është një artist 23-vjeçar me origjinë nga Shqipëria dhe që jeton në Pisa, Itali. Pasioni i tij për muzikën ka nisur që në moshën 13-vjeçare dhe prej atëherë muzika është bërë pjesë e pandashme e jetës së tij.

Daymo eksperimenton me stile dhe zhanre të ndryshme muzikore, pa ndjekur modën apo trendet e momentit. Ai krijon muzikë bazuar tek emocionet, përjetimet dhe ndjenjat reale, duke sjellë një stil autentik dhe personal.


Prej afro 3 muajsh, Daymo është zyrtarisht pjesë e Techpro Records, një etiketë diskografike e njohur në Romë. Duke parë talentin, përkushtimin dhe vullnetin e tij, stafi i Techpro Records punoi ngushtë me artistin për realizimin e EP-së së tij të parë me titull “KEEP GOING” që sapo ka dalë në të gjitha platformat digjitale, e ku ky projekt përmban 7 këngë të kuruara me kujdes, ku çdo dëgjues mund të gjejë veten në të paktën njërën prej tyre.

EP-ja sapo ka ardhur ndërsa në Spotify do të jenë të disponueshme edhe 3 këngë me visual video. Për të prezantuar muzikën e tij para publikut, kujtojmë që artisti shqiptar Daymo realizoi edhe koncertin e tij të parë në qytetin e lindjes, duke performuar përpara një publiku të madh dhe njerëzve të të gjitha grupmoshave. Ishte eksperienca e tij e parë në një skenë profesionale dhe një moment shumë i rëndësishëm në rrugëtimin e tij artistik.

Gjithashtu, Daymo ka përfunduar edhe videoklipin e një prej projekteve më të bukura të kësaj vere, i cili do të publikohet më 15 qershor në bashkëpunim me një nga reperët më të njohur shqiptarë.

“KEEP GOING” përfaqëson punën, përkushtimin dhe ëndrrën e një artisti të ri që po hedh hapat e tij me shumë pasion dhe seriozitet në muzikë. /Telegrafi/

– YouTube youtu.be

– YouTube youtu.be

– YouTube youtu.be

– YouTube youtu.be

– YouTube youtu.be

– YouTube youtu.be

– YouTube youtu.be

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *