Konfirmohet nga mediat më të mëdha: Jose Mourinho rikthehet te Real Madridi

Illyrian Info
1 Min Read

Jose Mourinho do të jetë trajneri i ardhshëm i Real Madridit, pasi ka arritur marrëveshje me klubin dhe presidentin Florentino Perez.

Lajmi është konfirmuar nga disa burime të mëdha si Marca, COPE dhe The Athletic, ndërsa njoftimi zyrtar pritet të vijë shumë shpejt.


Real Madridi do të duhet t’i paguajë Benficës rreth 3 milionë euro për ta prishur kontratën e Mourinhos me klubin portugez.

Portugezi e ka drejtuar më parë Realin në periudhën 2010-2013, ku fitoi La Liga, por nuk arriti ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Real Madridi e pëlqen Mourinhon edhe për fuqinë që ka në dhomën e zhveshjes, sidomos pas tensioneve të fundit me raportimet se janë bërë disa grupe të ndara në skuadër.

Reali tani pritet të jetë aktiv në afatin kalimtar veror, ku synojnë disa përforcimë kurse duan të shesin edhe disa nga lojtarët aktual.

Gjiganti madrilen për të dytin vit radhazi e mbylli pa trofe, gjë që është e papranueshme për një klub të kalibrit të tillë andaj duhet me patjetër të këndellën për vitin tjetër./Telegrafi/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *