Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një intervistë telefonike me BFMTV, deklaroi se nuk e dinte nëse do të arrihej së shpejti një marrëveshje me Iranin.
“Nuk kam asnjë ide nëse do ta bëjnë. Nëse nuk e bëjnë, do të kenë një kohë shumë të keqe, një kohë shumë të keqe. Më mirë të bëjnë një marrëveshje”, tha presidenti i SHBA-së.
Ndryshe, tensionet në rajon mbeten të larta që prej 28 shkurtit, kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit, duke shkaktuar kundërpërgjigje nga Teherani kundër Izraelit dhe aleatëve amerikanë në vendet e Gjirit.
Situata u përkeqësua edhe me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.
Një armëpushim hyri në fuqi më 8 prill me ndërmjetësimin e Pakistanit, por bisedimet në Islamabad nuk arritën të siguronin një marrëveshje të qëndrueshme.
Më pas, Trump zgjati armëpushimin për një periudhë të pacaktuar, duke ruajtur bllokadën ndaj anijeve që lëviznin drejt ose nga portet iraniane përmes kësaj rruge strategjike ujore. /Telegrafi/
